AKTUALITET, 30 Janar 2020, 17:19

Pasojat e tërmetit/ PD dorëzon kallëzimin penal në SPAK për tre kryebashkiakë të PS-së, dy ministra dhe Dakon

Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me një kallëzim penal lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Mes personave të kallëzuar nga PD janë Erjon Veliaj, Sandër Lleshaj, Artur Bushi, Vangjush Dako, Valbona Sako dhe Besa Shahini, të cilët akuzohen nga selia blur për: “shpërdorim detyre”, “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”.