AKTUALITET, 30 Janar 2020, 19:10

Yuri Kim takohet me anëtarët e KLP: Përgëzime për SPAK-un dhe prokurorët e rinj, SHBA ju mbështet

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, pas Prokurorit të Përgjithshëm ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prourorisë (KLP), Gent Ibrahimi dhe anëtarët e tjerë të këtij institucioni.

Kim i ka përgëzuar anëtarët e KLP-së, për themelimin e SPAK-ut si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në rekrutimin e prokurorëve të rinj jo vetëm në SPAK por edhe në hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë.

Ambasadorja amarikane shprehu dhe mbështetjen që do të ofrojë SHBA në në qeverisjen e sistemit të prokurorisë.

"Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe i përgëzoi ata për ngritjen e bazave për themelimin e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme dhe për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në rekrutimin e prokurorëve të rinj. Ajo vuri theksin në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të punës së tyre në qeverisjen e sistemit të prokurorisë ndërsa Shqipëria zgjeron përpjekjet e saj për të ndëshkuar korrupsionin në nivele të larta", shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane.