TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 35 vjeç, banues në Livorno, u arrestua nga policia në Viareggio, me 85 kilogramë kanabis sativa në automjet.
Shqiptari po udhëtonte me një "Panda", kur u ndalua nga karabinierët për kontroll. Ai po ecte në autostradën A2 të qytetit, kur u pikas dhe u ndalua, shkruajnë mediat italiane.
Droga mbahej në tri çanta të zeza. Policia deklaroi se nëse droga do të shitej në treg, do të fitoheshin gjysmë milionë euro.