AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 23:01

Hazard, një Cristiano i ri në Madrid: orë superluksoze, me çmim të frikshëm, për prezantim

Hazard, një Cristiano i ri në Madrid: orë superluksoze, me

Eden Hazard, eleganca para gjithckaje? Kampioni belg është prezantuar si lojtar i Real Madrid përpara një Santiago Bernabeu me 50.000 spektatorë. Momenti që lojtari priste prej muajsh u bë realitet: por cështjet janë të shumta. Blancos kanë blerë pasardhësin e CR7? A do të arrijë belgu të bëjë dicka më shumë se portugezi në Madrid? Lëvizja e parë me orën e dorës ishte një tentativë interesante…

ORA –Hazard nuk i mungon talenti e natyrisht as paratë. Për të festuar martesën me Real, belgu ka bërë dhuratën e duhur…vetes: një orë që do ta kishin zili të gjithë! Sipas As, bëhet fjalë për një model të markës Richard Mille, e njëjta e përdorur nga Rafa Nadal në Roland Garros. Modeli quhet RM 016 dhe është realizuar me flori të bardhë 18 karat e brenda shkëlqen me një seri diamantesh. Kosto e këtij xhevahiri kalon 80.000 stërlina… dmth gati 90.000 euro!

SI CR7 – Më në fund askush nuk do të flasë më për CR7. Gati një vit nga largimi i portugezit, Real mund të ketë gjetur zëvendësuesin e denjë ose të paktën dikë të aftë që të mos e bëjë më të qahet. Lëvizja e parë e Hazard është në këtë drejtim: edhe portugezi në kthimin e tij në Old Trafford tregoi një orë për të hapur sytë…! Cështja tani kalon në fushë, aty ku ish-Chelsea është gati të vihet në dispozicion të Real: “Më pëlqen të nisem nga e majta ose të bëj fantazistin, por nëse duhet të luaj në një pozicion tjetër, do e bëj me kënaqësi”. Me pak fjalë, belgu është gati të bëjë cdo gjë që në Madrid të harrojnë CR7.