TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Repolitix” ka komentuar operacionin e RENEA-ve sot në Elbasan.
Nga studio, Artan Hoxha tha se ka pasur rrjedhje informacioni nga brenda policisë duke shpjeguar edhe arsyet që e bënin që të dyshonte.
“Gjatë operacionit u sekuestruan shumë pak armë dhe kjo gjë lë të nënkuptosh që ka pasur një rrjedhje informacioni. Se nuk ka mundësi,“-tha Hoxha.
Gjithashtu gazetari ka paralajmëruar se javën tjetër do të publikojë një video të frikshme ku shihen forcat operacionale të policisë që përplasen me armë me anëtarët e një bande kriminale në Elbasan.
‘Javën tjetër do mundohem të përmbyll një material. Prandaj janë shmangur forcat operacionale. Në një video që kam unë shihet sesi grupi operacionl dhe një grup persoansh të armatosur luftojnë me njëri-tjetrin’, shtoi Hoxha.
Ditën e sotme, RENEA ka goditur fisin e Çapjave në Elbasan. 13 të arrestuar, mes tyre edhe Florenc Çapja, i akuzuar për tentativë vrasje dhe një sërë ngjarjesh të tjera. Armë, fishekë, jelekë anti-plumbë, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve.