AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 17:55

Me qindra njerëz në oborrin e PD/ Mblidhen që sonte për mitingun e nesërm

Qindra qytetarë janë grumbulluar në oborrin e selisë së PD-së, duke duartrokitur vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së për djegien në mënyrë unanime të mandateve të deputetëve.

Pas mbledhjes së Këshilli, kreu i PD-së, Lulzim Basha me një deklaratë para selisë blu, thirri të gjithë shqiptarët në protestën e nesërme që do të mbahet para parlamentit.

FOTOT NGA LSA