AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 18:13

Deputetët e Partisë Demokratike firmosin dorëheqjen nga mandatet (dokumenti)

Deputetët e Partisë Demokratike, janë duke firmosur në këto momente një deklaratë për lënien e mandateve parlamentare. Pas deputetëve aktualë, do të firmosin edhe personat që gjenden në listat zgjedhore, për të refuzuar mandatin parlamentar.

Pak më parë, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, votoi unanimisht pro vendimit për djegien e mandateve.

Kryetari i Partisë Demokratike, mbajti një fjalim përballë mbështetësve të partisë, duke u shprehur se tashmë deputetët janë njerëz të thjeshtë të cilët do të angazhohen në një betejë, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Opozita gjithashtu ka planifikuar një protestë për ditën e nesërme. Kjo protestë ishte planifikuar të zhvillohej përballë Kuvendit, por ditën e sotme, Gramoz Ruçi ka njoftuar se seanca plenare është anulluar. Për rrjedhojë, nuk dihet nëse opozita do të ndryshojë planin e saj lidhur me vendndodhjen e protestës.

/TPZ.AL/ 

Dokumenti që po firmoset nga deputetët: