TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar se seanca plenare e ditës së nesërme nuk do të zhvillohet. Ky vendim i mazhorancës, vjen si rezultat i protestës së parashikuar nga opozita, e cila gjithashtu ka vendosur të djegë mandatet parlamentare.
"Ftoj kolegët të më mirkuptojnë për të mos zhvilluar seancën plenare të ditës së enjte. Si një njeri që e dua këtë vend, nuk e gjykoj të udhës, që një pjesë e deputetëve të jenë brenda sallës dhe një pjesë jashtë saj apo përballë saj", u shpreh Ruçi.
Opozita ka thirrur qytetarët në protestë, por mbetet e paqartë se ku do të zhvillohet kjo protestë, pas vendimit të Ruçit për të anulluar seancën plenare.
/TPZ.AL/