TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar pro djegies së mandateve parlamentare. Tashmë mbetet që ky vendim të ekzekutohet, pasi i ka kaluar të gjitha procedurat brenda Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e lajmëroi këtë vendim, përballë mbështetësve demokratë, të cilët ishin mbledhur tek selia e partisë, të cilët e kanë pritur këtë vendim me brohorima.
“Njerëzit tanë do të jenë në krah të qytetarëve, si qytetarë të thjeshtë por të vendosur. Kurrë më, në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial”, u shpreh Lulzim Basha”.
Ditën e djeshme pati deklarata nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri, të cilët e kundërshtojnë këtë akt radikal të opozitës, por duket se asnjëra nga partië opozitare nuk është tërhequr nga vendimi për djegie të mandateve.
Nga ana tjetër, mazhoranca duket se i frikësohet protestave, gjë që e ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, të lajmërojë anullimin e seancës plenare për ditën e nesërme.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/02/20/pd-vendos-perfundimisht-djegien-e-mandateve-lulzim-basha-jemi-qytetare-te-thjeshte/
http://www.tpz.al/2019/02/20/deputetet-e-partise-demokratike-firmosin-doreheqjen-nga-mandatet-dokumenti/