TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jonida Maliqi çon në delir shqiptarët.
Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2019’, që po zhvillohet në Izrael. Ka qenë ky verdikti i votimit pas 18 këngëve të gjysmëfinales së dytë të kompeticionit më të madh të këngës në Europë.
Festivali ka sjell performanca të jashtëzakonshme nga 18 shtete, nga të cilat në finale do të shkojnë vetëm 10 prej tyre. Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën shqipe.
Kalkulimi i rezultatit në fund nxori listën me 10 shtetet që siguruan biletën për në natën finale që do të mbahet të shtunën në Tel Aviv, dhe një nga ato ishte edhe Shqipëria. Edhe vitin e kaluar, shteti shqiptar preku finalen me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili me këngën “Mall”, u rendit i 11-ti në këtë kompeticion, që vitin e kaluar u mbajt në Lisbonë.
