TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mbrëmjes së 11 majit, kur një grup të rinjsh, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të tij, shkroi një parullë në afërsi të banesës ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borschardt.
Akti i të rinjve u cilësua si kërcënim nga mazhoranca dhe media pranë saj, ndërsa një ndër më aktivët në akuza ishte edhe ish-deputeti socialist, Alfre d Peza.
Por këtij të fundit i ka kthyer përgjigje një prej të rinjve, dëshmitarë në ngjarjen e 11 majit, Frenki Prengaj.
Përmes një reagimi në Facebook, ku e quan Pezën me ironi “Fredi i TV Shkumbini”, i riu shprehet se, ka qenë i pranishëm në ngjarje, por se nuk është ai shkruesi i parullës “Borschardt, shame on you”.
Reagimi i plotë i Frenki Prengajt:
Paska nisur një sulm ndaj meje nga portale të dorës së dytë apo të tretë. Nuk është hera e parë që portali i Alfred Pezes tenton të më sulmojë. Këtë rradhë, përvec se ka "zbuluar" partinë që mbështes, më paska akuzuar se kam përçarë protestën e studentëve dhe kam shkruar parrullën "SHAME ON YOU".
Fredi, përsa i përket protestës së studentëve, as kam marrë rol të rëndesishëm e as nuk e kam përçarë, madje kam bërë thirrje për binjakëzim të interesave të studentëve, si binjakëzimi yt i Shkumbinit me Lacion.
Fredi, përsa i përket thirrjeve SHAME ON YOU, më zhgënjeve, se nuk pres nga një gazetar të sulmojë dikë për mendimin e tij. Jo,nuk e kam shkruar unë atë parrullë. Po, jam në video, nuk e kam mohuar as fshehur.
Tashmë shkrimi në portalin tënd, ose më saktë sulmi i orkestruar ndaj meje, gjendet dhe në portale të tjera. Ti e nise, të tjerët po e bitisin. Por mos harro dicka Fredi, ajo që nuk të vret të bën më të fortë, dhe shkrimi në portalin tënd nuk më vret dot.
Nga djali i dajakut për Fredin e TV Shkumbinit.
