AKTUALITET, 16 Maj 2019, 22:52

Gjyqi me Becchettin/ Lubonja: Rama veproi në mënyrë arbitrare, Bushati: Arsyeja përse në Shqipëri nuk vijnë investitorë të huaj

Gjyqi me Becchettin/ Lubonja: Rama veproi në mënyrë arbitrare,


Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar lajmi se Francesco Becchetti, ka fituar në arbitrazh ndaj Shqipërisë, një dëmshpërblim prej 110 milionë euro, për shkak se televizioni i tij u mbyll në mënyrë arbitrare prej qeverisë. Analistët Lubonja dhe Bushati, kanë komentuar këtë vendim.

Fatos Lubonja: “Rama e ka bërë në interes të pushtetit të tij. Vepron në mënyrë arbitrare, për interesa të caktuara.

Prekeshin interesa të olugarkisë. Ishte një kazan që disinformonte, sipas tij dhe këto bashkë e cuan në një shkelje të ligji.

Pa u shprehur gjykata, Rama deklaronte fajësinë maksimale të Becchetti. Kjo është një sjellje që e bën gjithandej, kjo duhet të mbarojë.

Është e njëjta gjë me teatrin, ja jap Fushës dhe shkel ligjin”

Andi Bushati : “Ky rast, ka një gjë që duhet të na bëjë të reflektojë. Kemi gjithë këto kohë që dëgjojmë që protesta e opozitës i bën keq vendit dhe turizmit. Një investitor të huaj, e largojnë dy molotov apo rasti i Francesco Bechetit? Del kryeministri dhe shpall fermanin, ky bën pastrim parash.

Njëkohësisht, prokuroria e Llallës, fillon hetimet me urdhër të kryeministrit.

Të gjitha televizionet e mëdha fillojnë fushatë denigrimi ndaj bizneseve të Bechetit.

Trekëndëshi, pushtet politik, gjyqësor dhe mediatik, godasin një biznes të huaj.

Ju mendoni se mund të vijë biznes i huaj këto pasi ka parë këtë lincim të këtij biznesi? Prandaj, molotovët janë të shëndetshëm për të shkallmuar këtë skemë”.

/TPZ.AL/