AKTUALITET, 16 Maj 2019, 23:16

Kryetari i partisë së pensionistëve: I thashë Bashës, më ndërto selinë, që të djeg mandatin, nuk e mbajti fjalën

Kryetari i partisë së pensionistëve: I thashë Bashës,


Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, ka bërë një rrëfim mjëft të rrallë në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ai tha se ka biseduar me Lulzim Bashën dhe i ka kërkuar që Volata Ademin t’i ndërtojë selinë e partisë, në mënyrë që ai të digjte mandatin. Duke qenë se, Basha ka dhënë përgjigje negative, Jenishehri e pranoi mandatin dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në moshën 77 vjeçare.

“Luli na thirri të gjithëve. Ai më propozoi të digjia mandatin. Na solli një deklaratë. Unë i thashë do ta djeg mandatin, por kam një rregull, duhet të pyes kryesinë.

I kam thënë gjithashtu, nuk e coj këtë letër, nëse Voltana Ademi, nuk më ndërton selinë e partisë time, që e ka shkatërruar me buldozer. Luli më kishte thënë do bisedoj me Ademin dhe nuk e mbajti fjalën.

Kur vjen puna, Basha më merr në telefon dhe më thotë nuk e rregullojmë dot me kryetaren e bashkisë. I thashe kur ta bësh ti, unë djeg mandatin.

I thashë po shkoj në parlament, kur të bindësh kryetaren e Bashkisë, edhe unë e djeg mandatin”.

/TPZ.AL/

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/05/16/flet-deputeti-77-vjecar-betimi-ne-parlament-dita-me-e-lumtur-ja-si-e-krijova-partine-e-pensionisteve/