TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i betuar sot në parlament nga opozita e re, 77 vjeçari, Selami Jenishehri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka rrëfyer si krijoi partinë e pensionistëve dhe çfarë do të bëjë në parlamentin e Shqipërisë.
“Është dita më e lumtur që kam. Jam garant i 650 mijë pensionistëve, që do t’i mbrojë ndërshmërisht. Jam ulur në vendin e Fatmir Mediut. 650 mijë persona janë kontigjent i partisë tonë.
Kur shkoj në spital, një mjek po i bëntë recetën një pacienti. Kur i shkruante vajza i thotë, mos e zgjat më sepse nuk kemi lek. Aty unë mendova, këtyre njerëzve duhet ti bëjë një parti, për ti dalë zot pensionistëve.
Kam hyrë në zgjedhje dhe partitë e mëdha e kanë parë partinë tonë, si parti të rrezikshme. Unë nuk lë njeri të vjedhë, të këpus dorën. Kam qenë në koalicion me PS dhe PD”.
/TPZ.AL/