AKTUALITET, 4 Janar 2018, 09:34

Shqiptari terrorizon katër të rinj në Itali

Shqiptari terrorizon katër të rinj në Itali

Një shqiptar ka terrorizuar një grup të rinjsh teksa makina e tij u vu përballë me makinën me të cilën udhëtonin 4 djem.

Ngjarja ka ndodhur në San Lazzaro dhe shkak u bë një debat për çështjen e përparësisë në qarkullim. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, një 30-vjeëar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur doli me furi nga makina dhe iu sul të rinjve. I detyroi të zbrisnin poshtë, dhe njërin prej tyre kërkoi ta gjunjëzonte.

“Në gjunjë, ose të zhduka, i tha teksa i drejtoi një armë në kokë. Në vendngjarje erdhi policia e cila ishte sinjalizuar për sherrin, por shqiptari ishte larguar së bashku me makinën, ndërsa u zbulua nga kamerat e sigurisë që kishin regjistruar gjithçka, raporton panorama. Ai u kap disa metra larg vendit të përplasjes. Gjatë kontrollit iu zbulua edhe arma, por rezultoi se ajo ishte vetëm një armë lodër, por që dukej si e vërtetë. Shqiptari u shoqërua në polici dhe pritet të vihet përballë drejtësisë.