TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fabjana vetë e ka pohuar që ka jetuar në Itali, por kurrë nuk e ka thënë se pse është kthyer në Shqipëri. Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe nuk është një thashethem, por një fakt i botuar në mediat italiane dhe që materialin e ka dërguar për JOQ.al një qytetar
Foto nga arrestimi i Fabjana Hoxhës.
Në videon (http://www.smtvsanmarino.sm/video/cronaca/racketprostituzione-stroncato-giroestorsioni-piazzole-statale- 16-17-02-2015) e policisë italiane, të përshtatur në shqip nga JOQ.al, thuhet:
Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë. Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet. Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.
”Përshëndetje JOQ! Pashë që me 29 dhjetor, ishte ftuar në emisionin e Çanit, Fabjana Hoxha. Duke lexuar komentet, thonin që ishte arrestuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali. Nuk e besova pasi mendova që ishte diçka e shpifur. Kur pashë këtë artikull, me video, kuptova që paskan pasur të drejtë. Nuk jam askush të gjykoj,por fundi botës të duan të behën vipa këta njerëz, ose me saktë specie, që nuk meritojnë vëmendjen e askujt.”/ Përgatiti dhe përshtati JOQ.al
[gallery columns="1" ids="49704,49705,49706,49707"]