AKTUALITET, 4 Janar 2018, 10:17

Dy shqiptarë të dënuar për drogë arratisen me çarçafë nga qelitë e burgut

Dy shqiptarë të dënuar për drogë arratisen me

Policia greke është vënë nën alarm pas arratisjes së 3 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj.

Arratisja e 3 personave, mes tyre 2 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës. Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Dy shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Njëri prej të arratisurve është mundur të kapet, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.