TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare. I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjarët e tij, kur u pikas nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë.
Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë, duke ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së shpejtë. Pas ndërhyrjes së tyre, u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit. Pak minuta më vonë, 70-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve, pas trajtimit në spital, i moshuari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.