AKTUALITET, 20 Prill 2019, 22:11

“Mi bëni të fala Ramës”, ndodh e papritura… / Ja çfarë i ndodh faqes zyrtare të Kryeministrit (FOTO)


Faqja zyrtare e Qeverisë shqiptare, “kryeministria.al”, ka dalë jashtë funksionit për disa minuta për shkak të disa sulmeve që u janë bërë serverave të faqes.

Sikundër raportohet, sulmi ka ardhur nga një qytetar, i cili i bën të fala kryeministrit Edi Rama, duke ironizuar kështu sigurinë që ka kjo faqe zyrtare në internet.

“Mi bëni të fala kryeministrit Rama.

Tani do e sulmoj prapë faqen e kryeministrisë. E shihni web-in, e shihni që nuk po funksionon më?”, shkruan qytetari.

Ndërkohë që faqja është rikthyer sërisht pas disa minutash.