AKTUALITET, 20 Prill 2019, 21:58

Kukësi rikthehet te fitorja dhe ‘merr hak’, Tirana në vështirësi

Kukësi rikthehet te fitorja dhe ‘merr hak’, Tirana në


Kukësi është rikthyer te fitorja, duke mundur me rezultatin 0-2 Tiranën në ‘Selman Stërmasi’. Dy golat e sulmuesit Vasil Shkurtajn, kanë qenë të mjaftueshëm për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka që lë pas në këtë mënyrë humbjen e pak ditëve më parë ndaj Flamurtarit. Kjo fitore, u duk më shumë si një hakmarrje e Kukësit për humbjen e pësuar pak javë më parë në Kamzë, aty ku u largua më shumë nga titulli kampion.

Dy skuadrat kanë kërkuar golin në mënyrë të vazhdueshme, me bardhbelutë që kanë pasur rastin e artë për të kaluar në avantazh, por Hasani ka gabuar me portën e boshatisur. Sakaq, edhe në pjesën e dytë ka pasur raste të pastra për të dyja skuadrat.

Me këtë rezultat, Kukësi shkëputet në vendin e dytë me 3 pikë më shumë se Flamurtari, ndërkohë që ka 10 më pak se Partizani. Nga ana tjetër, Tirana renditet e parafundit me 5 pikë më shumë se Kastrioti.