TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona arriti një tjetër fitore me vlera në La Liga, në rrugën drejt titullit kampion. Në shtëpi ndaj Real Sociedad, ekipi i Valverdes fitoi me shifrat 2-1.
Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e 45-të, ku pas krosimit të Dembele nga goditja e këndit, Lengle shënoi me kokë. Por, Sociedadi nuk u tremb, dhe në minutën e 62-të, Huanmi i shpëtoi mbrojtjes, dhe shtyu topin drejt portës së Ter Shtegen.
Por, vetëm dy minuta më pas, Hordi Alba shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën, duke kaluar sërish në avantazh ekipin e tij.
Deri në fund, Barcelona arriti të mbajë këtë rezultat, dhe fitoi duke shkuar në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Atletiko vazhdon të ndjekë me 9 pikë diferencë.