AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 20:29

Shpërthen makina pranë një pike karburanti në Korçë, përfundon në spital drejtuesja

Shpërthen makina pranë një pike karburanti në

Një automjet ka shpërthyer dhe më pas është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme dhe sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.

Sipas policisë, makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Mësohet se makina është në pronësi të një femre, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat kanë rënë flakët. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.