TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën dy persona mbetën të vdekur në Istog të Kosovës, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa grabitësve, të cilët tentuan të vjedhin një bankë në qendër të Istogut.
Mediat në Kosovë raportuan se, njëri nga viktimat ishte një polic dhe tjetri, grabitësi. Polici i vrarë është I.D nga Istogu, ndërsa grabitësi që mbeti viktimë është K.M.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.
Policia e Kosovës dyshon se në tentativën për të grabitur bankën ka pasur edhe persona të tjerë të implikuar dhe po punon për arrestimin e tyre.