TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është arrestuar në Itali me akuzën e përndjekjes. Sipas mediave lokale, shqiptari me iniciale A.G, njihte prej kohësh një grua, ndërsa i kërkonte fillimisht me mirëkuptim dhe disa herë me presion që të bëhej e dashura e tij.
Gruaja dëshironte ta mbante si shok shqiptarin, por pas insistimeve të përsëritura prej tij, ajo vendosi ta raportonte atë në komisariatin e zonës.
Gjatë rrëfimit në polici, gruaja italiane tha se, ishte detyruar të ndryshonte mënyrën e jetesës dhe zakonet, për të shmangur përndjekjen e shqiptarit.
Pas denoncimit, shqiptari u vu në pranga nga autoritetet. Gjykata mori vendimin për të lënë në “arrest shtëpie”.