AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 17:04

Historia e dhimbshme e Briseldës/ Nëna i vdiq dhe i ati e braktisi

Historia e dhimbshme e Briseldës/ Nëna i vdiq dhe i ati e braktisi

BalkanWeb ka zbuluar më shumë informacione rreth adoleshtes që humbi jetën dje pas të shtënave me armë në Laprakë.

Briselda Gjikola ishte gjimnaziste në shkollën Aleks Buda, në vitin e dyte e X4, nuk ishte si gjithë moshataret e saj. E kishte tejkaluar moshën. Jeta e saj e shkurtër ishte e shënjuar nga fatkeqsitë. Më e fundit i mori jetën.

Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo humbi më të dashurën në jetë, nënën. Pas kësaj shuplake jeta e goditi edhe më fort kur i ati u martua sërish dhe u largua drejt Italisë për një jetë të re. Vajza mbeti fillikat në këtë qytet të madh së bashku me vëllain e saj binjak dhe me motrën më të vogël, për të cilën u kthye nënë.

Briselda u dashurua me një djalë që kishte rekorde kriminale. Kishte shantazhuar një vajzë sa ajo me një video intime para 2 vjetësh. Megjithate ajo u lidh me të. Dilnin bashkë prej një muaji. Dhe të mërkurën ishin bashkë në lokalin me tenda të bardha në Laprakë. Vetëm disa minuta më pas për një motiv ende të pa sqaruar plotësisht dikush qëlloi nën inat dhe e vrau.