AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 17:36

“Arta Marku zgjohu nga gjumi”, vijon protesta e banorëve të Astirit: Nuk do ta ndalni protestën tonë

“Arta Marku zgjohu nga gjumi”, vijon protesta e banorëve

Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 54 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.

“Arta Marku zgjohu nga gjumi. Nuk do të arrini që ti ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Rama dhe Erion Veliajn.”- shprhen banorët.

Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.