AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 19:57

Vrasja në Laprakë, zbulohet identiteti i autorit 19-vjeçar

Vrasja në Laprakë, zbulohet identiteti i autorit 19-vjeçar

Një ditë pas vrasjes së 17-vjeçares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj, Erjon Bengo, është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar.

Autori i dyshuar është Robert P., i datëlindjes 1999, i cili është shpallur në kërkim.

Krimi i rëndë, ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos Erion Bengo, ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë.

Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.

Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital.

Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.