TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, figuron në disa prej përgjimeve të publikuara nga Bild, pjesë e dosjes hetimore 184, për manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.
Në një nga përgjimet, Damian Gjiknuri flet me Drejtorin e Policisë së Dibrës, Robert Aga, i cili i mburret në telefon se ai ka përgatitur një strategji që Partia Socialiste t’i fitojë zgjedhjet në Dibër. Në fund të bisedës, Gjiknuri e porosit Agën, që të mos flasë shumë në telefon. Pra, në momentin që e ka zhvilluar këtë bisedë, Damian Gjiknuri ka ndjerë nevojën të lajmërojë edhe personin me të cilin bisedonte, për të mos folur shumë në telefon, nga frika e përgjimeve.
Biseda e Gjknurit me Robert Agën:
Robert Aga: Si je shef?
Damian Gjiknuri: Mire. tull. mirë fare!
Robert Aga: Se spate besim tek unë.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Je mjeshtër. E the ti… hahaha je i madh. Hajd ciao mos fol shumë në telefon.
Sot, alibia kryesore e Rilindjes është se këto telefonata nuk tregojnë asgjë dhe se ato janë normale.
Ja çfarë ka thënë Damian Gjiknuri për përgjimet e publikuara në BILD:
"Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë".
Pra, ish ministri, shprehet se në komunikimin e tij nuk ka asgjë të paligjshme. Atëherë, përse është Gjiknuri i shqetësuar, që bisedat të mos kryhen në telefon? Përse e porosit ai Drejtorin e Policisë, të mos flasë "shumë në telefon", kur bëhet fjalë vetëm për komunikime lidhur me fushatën dhe aspektet organizative të saj?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve, duhet ta kishte dhënë shumë kohë më parë, drejtësia. Por, duke qenë se ajo nuk e ka hetuar këtë dosje, këtë përgjigje po e jep ditë pas dite, gazeta gjermane BILD, e cila po ekspozon, masakrën elektorale që Rilindasit u kanë bërë zgjedhjeve, në Dibër dhe në Durrës.
/TPZ.al/