AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 19:17

Mali i Zi regjistron tre të vdekur dhe 232 raste të reja me koronavirus

Mali i Zi regjistron tre të vdekur dhe 232 raste të reja me

Koronavirusi ka shkaktuar 3 të vdekur dhe ka shënuar 232 raste të reja në Mal të Zi.

Në 24 orët e fundit, Instituti ka raportuar se tre persona kanë ndërruar jetë, raporton Vijesti. Mediat shtetërore malazeze raportojnë se 3 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore malazeze gjithashtu kanë bërë të ditur se 355 pacientëve janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktualisht është 3 869. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 12 359.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 173, dhe që nga fillimi i vitit 182.