AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 18:38

Ja deputetët "e pavarur" që u rreshtuan për të votuar ndryshimet e Edi Ramës në Kodin Zgjedhor

Ja deputetët "e pavarur" që u rreshtuan për të

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka thyer kompromisin me opozitën dhe ka votuar në parlament ndryshime në Kodin Zgjedhor, pa konsensusin e Këshillit Politik.

Pë herë të parë, në Shqipëri ndryshohet Kodi Zgjedhor pa konsensusin e opozitës.

Për të arritur numrat në Parlament, Edi Rama ka pëdorur deputetët e të ashtuquajturës "opozitë e re", ku spikat Majlinda Halilaj e "këpëratës", që ka vëshirësi të theksuara në përdorimin e gjuhës shqipe, Selami Jenishehri i Partisë së Pensionistëve dhe një grumbull tjetër deputetësh, që nuk i njeh askush.

Paraditen e sotme, Presidenti i Republikës, paralajmëroi se secili prej tyre do të mbajnë përgjegjësi individuale, nëse votojnë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

Emrat e deputetëve që votuan pro ndryshimeve të Ramës:

Qama Klajdi

Halilaj Majlinda

Jenishehri Selami

Musaj Nimet

Mara Aurora

Rrushi Edmond

Rryçi Krenar

Staka Nikolin

Sterjovski Vasil

Stojku Edmond

Shehu Ylli

Gjuzi Ramazan

Bojaxhiu Eugen

Braha Ediola

Çaçani Arlind

Xhina Elena

Lala Reme