TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbajti një fjalim gjatë protestës së organizuar nga opozita. Kryemadhi e vuri theksin tek korruptimi i qeverisë. Ajo u shpreh se Edi Rama ka mbetur vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij. Kryemadhi tha se Rama tashmë e ka tepsinë dhe mund të vazhdojë të hajë makaronat e tij, duke iu referuar fotos së famshme ku Rama konsumon një sasi të madhe makaronash. Ky ka qenë edhe simboli i LSI-së, në protestën e sotme.
Kryemadhi gjithashtu ka shprehur keqardhjen e saj, për koalicionin e LSI-së me Ramën dhe ka kërkuar ndjesë, që i ka dhënë shansin Edi Ramës, të qeverisë.
"Edi Rama është vetëm. Është rrethuar nga kukullat e tij, që nuk ja zgjasin dot jetën as edhe një minutë. Jam këtu si një nënë dhe grua që e do vendin e saj. Vij këtu për të thënë zërin e cdo shqiptari, çdo vajze studente, zërin e çdo gruaje që do të shpëtojë nga mankthi i varfërisë së familjes së saj. Rama e mori tepsinë, e ka dhe të hajë makaronat e tij.
Ky njeri urren vendin, urren familjen e tij. Ky njeri nuk do flamurin tonë, por tallet me të. Ky njeri duhet të ikë një orë e më parë. Ky njeri, i cili sot është vetëm.Ky njeri sot bën si i moralshëm.
Më lejoni t’ju kerkoj faljë, për gabimet që kemi bërë, që i kemi dhënë shansin këtij njeriu të tallet me shqiptarët."
/TPZ.AL/