AKTUALITET, 27 Janar 2018, 12:31

Protestuesit mbushin bulevardin, mbi kokën e tyre vendosen snajpera (Foto)

Sheshi përpara Kryeministrisë është mbushur me protestues të ardhur nga I gjithë vendi, për t’ju bashkuar nismës së opozitës.

Më herët kemi parë kryetaren e LSI Monika Kryemadhi e cila doli nga selia e saj, ndërsa  sapo ka dalëedhe kreu i selisë blu, Basha.

Banderola dhe mesazhe të shumta kanë shoqëruar nisjen e kësaj proteste, ndërsa masa të forta sigurie shihen të jenë marr nga policia, e cila në tarracat e godinave qendrore ka vendosur edhe snajper.