AKTUALITET, 27 Janar 2018, 12:18

Kryemadhi: Çizmja nuk është për shqiptarët, por për tepsinë "Rama"

Protesta e opozitës ka nsiur tashmë zyrtarisht dhe demokratëve i janë bashkuar dhe simpatizantët e LSI-së së bashku me të gjitha figurat e larta të kësaj partie.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili, Nora Malaj e të tjerë përfaqësues
Shumë nga protestuesit e LSI-së mbajnë me vete një simbol, atë të “tepsisë së pushtetit” që Rama dikur premtoi të largonte.
Por ndryshe nga premtimi i Ramës, tepsitë e LSI-së mbajnë fytyrën e kryeministrit, teksa ai ha makarona, një simbol për të treguar sesi kreu i qeverisë po gllabëron pasuritë e shqiptarëve.
Monika Kryemadhi ka folur pak fjalë për median, duke u shprehur kështu: “Protestën e opozitës e ka bekuar dhe Zoti me këtë kohë të mrekullueshme. Qytetarët kanë ardhur nga gjithë Shqipëria, janë të qeshur për ti treguar Edi Ramës se ai është vetëm. I pyetur nga gazetarët nëse do të godiste edhe kësaj here kryeministrinë me çizme, Kryemadhi u përgjigj kështu: “Cizmja nuk është për shqiptarët, për atë që ka mbetur vetëm, tepsinë donte e mori, duke bërë një gjë që s’ja ka bërë asnjë pushtues Shqipërisë”/Gazeta Express