AKTUALITET, 27 Janar 2018, 12:40

FOTOT/ Cilët janë të përjashtuarit nga lista e PD që iu bashkuan sot protestës

FOTOT/ Cilët janë të përjashtuarit nga lista e PD që iu

Protesta e opozitës që po mbahet sot përpara Kryeministrisë ka bashkuar të gjithë demokratët,  dhe simpatizantët e tjerë të forcave të tjera politike që janë në opozitë.

Hatërmbetjet me sa duket i kanë lënë edhe të ‘përjashtuarit’ nga lista e zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi gjendjen sot në mbështetje të kreut të demokratëve dhe opozitës në këtë protestë.

Siç shihet edhe nga fotot ish-deputetet Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj janë krah deputetëve të PD-së dhe protestuesve.

Po ashtu pjesëmarrës janë edhe dy prej kritikëve më të mëdhenj të Lulzim Bashës, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj, gjë që e pohuan gjatë deklaratave të tyre publike.

[gallery columns="1" ids="61993,61994,61995,61996"]