Njëri ndër folësit në protestën e opozitës ka qenë dhe Agim Kaca, një socialist i zhgënjyer i cili ka folur me tone të ashpra kundër Kryeministrit Edi Rama.
Sipas ish socialistit ka një mënyrë për të larguar kryeministrin, dhe ajo është gjykata më e fortë e Shqipërisë, populli shqiptar.
Kaca i është drejtuar liderit të demokratëve me këto fjalë:
Jemi mbledhur në këtë bulevard kundër kësaj qeverie, që si burim force ka gënjeshtrën dhe mashtrimin, krimin, vjedhjen, korrupsionin. Por të gjithë këto e bëjnë Ramën të lig e të dobët, i vetmi burim force është e vërteta.
Unë i bëj pyetje Ramës; a e është e vërtete që ke sjellë kriminele në kuvend, që ke veshur krimin me pushtet, që ke dhunuar lirinë dhe demokracinë, që ushton dhunë politike në administratë ku dëshmitar i gjallë jam edhe unë këtu.
Është një gjykatë që nuk korruptohet, që nuk e frikëson askush, e pastër si bora e malit, kjo është populli, që do e përzërë Ramën nga pushteti. Poshtërsinë e kësaj qeveria nuk mjafton errësira për të mbuluar.
I bëj thirrje Bashës që me vendimin e kësaj gjykate në dorë, tuajin të pastrojë pallatin kryeministror nga banda e rilindjes, të luftojë për rikthimin e lirisë, për mirëqenien e shqiptarëve.