TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi me një fjalim të qartë, nga foltorja e protestes se opozites kunder Rames, u ka bërë thirrje të fortë shqiptarëve, të qëndrojnë, të mos ndalen, deri në largimin e kësaj qeverie që po i mbledh edhe pikën e fundit të djersës nga xhepi.
‘Ne jemi këtu, jo se ne jemi të rënë nga qielli, por këta që janë këtu janë më të këqinjtë që kanë ardhur ndonjëherë. U them shqiptarëve të parëve, por edhe gjithë botës, e ndërkombëtareve që komuniteti më i madh këtu jemi ne. Jemi më shumë ne që protestojmë, të pakënaqurit dhe ne që do të rezistojmë ndaj kësaj dhune, kjo qeveri ka mbledh kaq shumë njerëz këtu, i ka mbledh ajo, jo zotësia jonë, i ka mbledh pakënaqësia, po i mbledhin edhe qindarkat e fundit shqiptarëve, pikë nga xhepi i djersës dhe hallit për ti dhënë miliona 5-6 vagabondëve që janë këtu. Duhet të mblidhemi, të qëndrojmë, se herën tjetër, nuk do të jemi kaq shumë, se do ikin njerëzit. Të vazhdojmë luftën deri kur këta zotërinjtë që janë nëpër foto të mos jenë më këtu”- tha ai.