AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 12:14

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, zjarr në katin e katërt të një apartamenti

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, zjarr në katin e


Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në Korçë ditën e sotme.

Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në lagjen nr.4 të qytetit.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës, por janë dëmtuar vetëm materiale.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon shuarjen e flakëve.

(Foto ilustruese)