AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 09:25

U dënua për shpërdorim detyre, ish-drejtori i policisë Vlorë apelon vendimin. Ja kur ankimon Saimir Tahiri

U dënua për shpërdorim detyre, ish-drejtori i policisë


Avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela apelojnë vendimin e gjykatës për Krime të Rënda. Çela u dënua për shpërdorim detyre me tre vite burgim.

Ai akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Saimir Tahiri pritet ta paraqesë të enjten apelimin.

Tahiri u dënua me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe dënimi iu konvertua në shërbim prove.