AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 10:13

“Më i forti i Anglisë”, dënohet me gjashtë vite burg shqiptari Jimmy Marku, ja për çfarë akuzohet

“Më i forti i Anglisë”, dënohet me gjashtë vite


Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), është dënuar për trafikimin e njerëzve drejt Anglisë.

Marku, u shpall fajtor nga një gjykatë në Londër, dhe u dënua me 6 vite burg. 44-vjeçari pranoi përpara gjykatës akuzat për futjen e 17 shqiptarëve ilegalisht në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018.

Gjykatësi Jonathan Ferris duke lexuar masën e dënimit për Jimmy Markun tha:

“Të 17 shqiptarët ishin burra. Njëri prej tyre ishte një gangster i njohur i dënuar më parë në Angli për krime serioze përfshi trafikun e drogës dhe për këtë ai ishte dënuar nga shteti ynë”.

Shqiptari Marku fiton në vitin 2008 garën “Britain’s Strongest Man”, si burri më i fortë në Angli.