AKTUALITET, 2 Tetor 2019, 09:53

Aksioni i opozitës, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Aksioni i opozitës, Basha mbledh aleatët në selinë e PD


Kreu i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një mbledhje me aleatët në selinë blu këtë të mërkurë.

Të pranishëm në këtë takim janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR, Fatmir Mediu, Vangjel Dule i PBDNJ, Nard Ndoka i PDK dhe Agron Duka i PAA.

Në fokus të këtij takimi është aksioni i ardhshëm opozitar. Partitë opozitare kanë vendosur që të mos protestojnë deri në datën 15 tetor, kur edhe BE pritet të vendosë zyrtarisht për çeljen e negociatave me Shqipërinë.