TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Gentiani më kërkoi të shkoja të kontenierët e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makinë. Nuk dija që kishte kokainë”.
Kështu deklaron Altin Myslihaka, i arrestuar në lidhje me kokainën e bllokuar në portin e Durrësit.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘Balkan Web’ dëshminë e Myslihakës sot në sallën e gjyqit. Ai tha se kishte punuar në varkën e Malindit, i cili është aktualisht i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa shtoi se 2 javë më parë ishte pushuar.
Myslihaka mohoi kategorikisht se kishte lidhje me 137 kg drogën e ardhur nga Ekuadori, në kontejnerin e bananeve.
“Kam qenë i punësuar në anijen e Gentian Malindit. Dy javë më parë më kishte larguar nga puna. Atë natë më kërkoi të shkoja te kontenierët e të merrja një çantë me hekura. E mora dhe ja dërgova në makinë.
Nuk dija që kishte kokainë. Mendova se kur foli për hekura e kishte fjalën për ndonjë gji që i duhet për anijen”, tha Myslihaka.
Trafiku i lëndës narkotike ishte pikasur që në Greqi, nga policia fqinje dhe DEA amerikane, të cilët më pas kishin bërë zëvendësimin e 137 kg kokaine me oriz në Portin e Pireut dhe kishin mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontenierit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainë greko-shqiptar.
Në pranga aktualisht është Ardian Bega, punonjës sigurie në Portin e Durrësit si dhe Myslihaka, ndërsa Malindi është shpallur në kërkim.