TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megjithëse seanca e sotme plenare ishte e tensionuar dhe me përplasje të shumta mes mazhorancës dhe opozitës, në fund të punimeve Kuvendi votoi pr/ligjet e përfshira në rendin e ditës. Kështu me votat e mazhorancës u miratua projektligji që i hap rugën negociatave mes Shqipërisë dhe shoqërive turke, “CENGIZ CONSTRUCTION dhe KALYON CONSTRUCTION”, për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Gjithashtu me 74 votat e mazhorancës u miratua projektligji, për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Qeverisë dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studimin dhe ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”.
Një tjetër miratim me votat e mazhorancës ishte ai “Për ngritjen e nënkomisionit “Për çështjet e të Drejtave të Njeriut”; dhe Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” u miratua me 74 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërkohë, Kuvendi nuk arriti të miratojë e listën e plotë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, i cili do rishqyrtohet në Kuvend në raundin e tretë. Në këtë raund, sipas Kushtetutës miratimi i kandidaturave kërkon shumicë të thjeshtë, në dallim nga dy raundet e para ku kërkohej shumicë e cilësuar prej 94 votash.
Po kështu deputetët e mazhorancës rrëzuan propozimin e opozitës, “për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 69/2012 “për arsimin parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë”.