TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi nuk ndalet në merkato. Klubi verilindor ka arritur akordin me sulmuesin Amido Balde. Me anë të një postimi në faqen e klubit, Kuksianët kanë zyrtarizuar afrimin e ish-sulmuesit të Sëlltikut. 26-vjeçari nga Guinea-Bisau ishte një objektiv dhe për Skënderbeun, por verilindorët kanë vepruar më shpejt duke bindur sulmuesin.
Balde ka një CV të pasur. Lojtari është aktivizuar me Sëlltikun dhe Metzin, por ka luajtur dhe në Izrael, Portugali, Belgjikë si dhe numëron katër ndeshje dhe një gol me kombëtaren e tij.
Afrim i mirë dhe për teknikun Pakult. Austriaku tashmë ka një treshe të frikshme përpara, Bakaj-Balde-Guri.