AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 21:02

Beteja Duka-Fino, kandidatët shpalosin idetë te "Të Paekspozuarit"

Beteja Duka-Fino, kandidatët shpalosin idetë te "Të

Dy kandidatët kryesorë në garën për kreun e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka dhe Bashkim Fino janë në një përballje platformash dhe idesh në Top Channel, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Vetë gazetari e ka quajtur këtë përballje të shumëpritur si “Beteja e madhe e futbollit”.

Armand Duka, presidenti aktual i Federatës, që kandidon për një mandat tjetër dhe kandidati Bashkim Fino, që kandidon për herë të parë për kreun e qeverisë së futbollit, do të shpalosin platformat dhe idetë e tyre se si do ta drejtojnë federatën për 4 vitet e ardhshme, nëse zgjidhen.

Në përballjen e sotme do të publikohet për herë të parë edhe lista e votuesve që do të marrin pjesë në asamble, si edhe do të analizohen edhe emrat të tjerë që janë kandidatë për komitetin ekzekutiv të federatës dhe përfshirjen e politikës në zgjedhjet e 7 shkurtit.