TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmës një reagimi në rrjetin social Facebook, tha se “nisma ‘Libra falas’ tmerron Kryeministrin dhe ekipin e tij mafioz që shfrytëzon fëmijët e varfër, të cilët punojnë në landfille, fusha me kanabis e miniera kromi për të blerë tekstet dhe mjetet mësimore”.
Statusi i plotë
Nisma PD: “Librat falas !” tmerron Kryeministrin dhe ekipin e tij mafioz që shfrytëzon fëmijët e varfër, të cilët punojnë në landfille, fusha me kanabis e miniera kromi për të blerë tekstet dhe mjetet mësimore
Plot 74 vota kundër propozimit të PD mblodhi Rama sot!!!
Plot 74 vota, asnjë për bé nuk rrodhi... të gjithë kundër teksteve falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë!!!
Plot 74 vota të Ramës sot kundër një të drejte kushtetuese!!
Plot 74 vota të Ramës kundër, që të bëjnë të kuptosh pse në Shqipëri ka ende raste të dhimbshme si i Ardit Gjoklajt...
Ardit Gjoklaj, 17 vjeç punonte në turnin e tretë sëbashku me dhjetëra fëmijë të tjerë fare të mitur, të cilët shfrytëzoheshin çnjerëzisht në Ndërmarrjen e Partisë Socialiste “landfilli i vdekjes Sharrë!!!”
Arditi punonte turni i tretë, sepse donte të blinte tekstet shkollore.
Arditi punonte turni i tretë, sepse nuk donte të rëndonte familjen e tij me këtë barrë, jo të vogël.
Punonte pa u lodhur, se donte të arsimohej, se kishte një ëndërr…ëndrrën që ja prenë në mes…
Kjo ëndërr sot, u pre edhe për shumë fëmijë të tjerë !