AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 16:46

E zuri korrenti në kabinën elektrike në fshatin Gosë, humb jetën elektricisti i OSHEE Rrogozhinë

E zuri korrenti në kabinën elektrike në fshatin Gosë, humb

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë.

Sipas informacione paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gosë të Kavajës, ku elektricisti Sadi Qahajaji, rreth 60 vjeç, e ka zënë korrenti në kabinën elektrike ku kishte shkuar për një defekt.

Elektricisti është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë. Elektricisti ishte punonjës në OSHEE Rrogozhinë.