AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 14:30

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Pas debateve të shumta që shkaktoi udhëtimi i tij me një çartetr privat për të parë ndeshjen e parë të Kristiano Ronaldos në Torino, kundër Lacios Edi Rama është detyruar të bëjë një mini auto portrtet të veseve, kënaqësive, pasioneve dhe jetës që i pëlqen të bëjë.

Mbi të kanë rënduar ditt e fundit dy akuza: Ajo e një stili jete të shfrenuar alla Fatos Nano, me të cilën ai është tallur keq kur ishte rivali i këtij të fundit dhe së dyti ngazëllimi prej adoleshenti të vonuar për të pozuar përkrah figurave të botës së shoubizit dhe sportit siç ishte rasti i fundit me CR7.

Për t’iu përgjigjur atyre Rama ka bërë njerin prej shënimeve më të gjata që ka shkruar ndonjëherë në Facebook. Ai thotë se i ka ndaluar ministrat dhe vetën të pushojnë jashtë shtetit, se i ka penguar atyre fluturimet në klas të parë dhe se udhëtimet e tij me avionë çarter nuk i kanë kushtuar asgjë buxhetit të shtetit.

“Kush më njeh, e di fare mirë se s’jam aspak i dhënë pas qejfeve, luksit, restoranteve e lëre pastaj makinave, helikoptereve e avioneve, automjete me të cilat më lidh thjesht puna! Pasionet e politikës, artit, librave e filmave, me dalin e teprojne si kalimtar mbi këte tokë. Kush s’me njeh le të mundohet ta marrë me mend se ka edhe kështu në këtë botë të larmishme” ka shpeguar Rama si kyeministër.

Por në rrëfimin e tij ka një sërë shmangjesh dredhuese.

E para, fakti se ai nuk i paguan me par nga buxheti udhëtimet e tij me çartet nuk do të thotë asgjë. Sepse asnjë njeri që i disponon këto mjete nu e paguan koston e tyre thjeshtë për bamiësi. Ata marrin diçka në këmbim. Kësaj teorie se k bamirës që paguajnë nga xhepi i tyre për Edi Ramën i ka dalë boja me kohë. Rama e përdor atë kur bëri pa lekë rikonstruksionin e plotë të kryeminitrisë. Atë e kreu firma Fusha. E cila tani po merr si kompensim 6 kullat që do të ndërtohen pas prishjes së teatrit plus 80 milionë eurove publike që ka marë në 17 raste nga qeveria pa garë dhe a tender.

Pikërisht një argument i tillë është i paimagjinueshëm. Askush nuk mund ta mendojë Merkelin apo Makronin duke i thënë qytetarëve të vet udhëtova me një çarter privat, por nuk pagova lekë nga buxheti.

E dyta, farsa e ministrave që bëjnë pushimet në Shqipëri është në lejfenizëm bajat. Sot nuk ka shqiptar që nuk e di jetën që ata bëjnë, shpenzimet për çanta dhe këpucë të bashkëshorteve, çmimet e shkollave ku edukojnë fëmijët dhe të prtendosh se po vuakan që gjatë gushtit n dalkan jashtë është një tallje e madhe.

Së treti dhe më e rëndësishmja, thjeshtësia e pasioneve të Edi Ramës është një përrallë me bisht. Paga e tij vjetore nuk justifikon dot as vetëm njërin prej kostmeve që ndërron përditë, të qepura “sur mesure” me rrobaepës të ardhur enkas nga Italia. Dashuria e tij për serialet e Netfix nuk i mbulon dot çmimet marramendëse të verërave që mban në tryezë. Pasioni i zbehur për leximin nuk e fsheh dot njeriun që me siguri vitin e fundit ka kaluar nëpër duar më shumë palë atlete sesa libra.

Prandaj kjo fabula e njeriut që pasioni për artin i'a pengon ekseset e luksit është tërësisht e pabesueshme. Ajo thjesht është një provë më shumë e nje njeriu që flet ndryshe nga ç‘sillet./Lapsi.al