AKTUALITET, 28 Gusht 2018, 14:00

Përgjimi/ Shantazhi ndaj gjyqtarit në Strasburg, Basha: Skandal i përmasave europiane

Përgjimi/ Shantazhi ndaj gjyqtarit në Strasburg, Basha: Skandal i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur “skandal të përmasave europiane” shantazhin e bërë nga Denar Biba kundrejt gjyqtarit Ledi Bianku në Strasburg për çështjen e pronave.

Sipas Bashës, është më se e qartë që qeveria e Ramës tashmë funksionon si grup mafioz.

 

“Një gjyqtar në Strasburg shantazhohet nga krahu i djathtë i Ramës, Engjëll Agaçi që të ndikojë në vendimet e Strasburgut për pronat, përbën provën më tronditëse të këtyre 28 viteve.

Tashmë qeveria e Ramës funksionon si grup mafie.

Pasi ka vënë në kontroll gjykatat e prokuroritë shqiptare, Rama ka kërcënuar gjyqtarin shqiptar të të drejtave të njeriut

Audio përgjimit tregon si Denar Biba shantazhin gjyqtarin për interes të Ramës, dëgjohet qartë se po nuk ndoqi urdhërat e Ramës, do mbetet pa punë.

Ai i dërgon mesazhin se mundësia për të bërë pazar me Ramën nuk do t’i vijë më në jetë,” tha Basha.

Kreu i PD gjithashtu bëri thirrje që prokuroria të nisë hetimet për të treguar që drejtësia nuk është vegël në duart e Ramës.

“Ky është një rast i paprecedentë. Prokuroria duhet ta kishte ndjekur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre për të treguar që drejtësia nuk është vegël e Ramës. Por prokuroria e kapur hesht siç ka bërë për çdo krim,” u shpreh ai.