AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 19:51

Shoqërohet në polici i ish-kreu i Policisë Bashkiake, pas kontrollit në banesë…

Shoqërohet në polici i ish-kreu i Policisë Bashkiake, pas

Është shoqëruar në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Gjatë arrestimit Hoxha është dhunuar, siç dëshmojnë pamjet më poshtë. Gjithashtu, policia është futur në banesën e Hoxhës, duke kapërcyer gardhin.

Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe më pas Hoxha është shoqëruar në Komisariat.

Nga informacionet e para mësohet se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.