AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 19:56

"Gazi helmues që u përdor në protestë, është i ndaluar të përdoret edhe në operacione ushtarake"

Edmond Panariti ka deklaruar se gazi helmues lotsjellës që u përdor ditën e sotme kundër protestuesve, është i ndaluar të përdoret edhe në operacione ushtarake. Ai shkakton dëme serioze në shëndet, si bllokim të frymëmarrjes, verbim të përkohshëm dhe dhimbje të shumta.

Kujtojmë se ditën e sotme, ky gaz lotsjellës u përdor disa herë nga forcat speciale, në sasi tepër të mëdha.

Deklarata e Panaritit: 

A është i ligjshem dhe i moralshem perdorimi i gazit helmues lotsjelles në protesten qytetare ?

Perdorimi i gazit lotsjelles është i ndaluar për tu perdorur në operacione ushtarake, sipas konventes për ndalimin e përdorimit të armeve kimike të vitit 1993. Shqiperia e ka firmosur këtë konvente krahas 190 vendeve të tjera. Perdorimi në mënyrë të kufizuar i ketij gazi, për të neutralizuar persona te dhunshem është i parashikuar, por vetem nen kontroll procedurial rigoroz dhe te orientuar ekskluzivisht ndaj individit dhe individeve të dhunshem. Madje edhe në të tilla raste duke qenë se rrymat e ajrit mund ta perhapin me lehtesi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individeve të dhunshem perdoret gaz "spray" me rreze të kufizuar.

Kurresesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmes siç ishte rasti i sotem! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqesore, gazetare, kameramane perjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim te frymemarrjes, kolle, teshtima, pengesa në gelltitje, verbim të perkoheshem dhimbje... Ishte vertet dramatike.

/TPZ.AL/